Isco operohet, mungon deri më 2025

  • A.P /
  • 13 September 2024 - 09:30
Isco operohet, mungon deri më 2025

Futbollisti i Real Betisit, Isco i është nënshtruar një tjetër operacioni.

Mesfushori spanjoll ka pësuar një tjetër lëndim javën e kaluar dhe i është dashur të operohet përsëri

Trajneri i Betisit, Manuel Pellegrini, ka njoftuar se Isco do të jetë jashtë fushave për tre ose katër muaj dhe rikthimi i tij do të ndodh në vitin 2025.

”Është e vështirë të jepet një kornizë kohore për këtë, por duhet të jetë e ngjashme, rreth tre ose katër muaj,” tha tekniku kilian.

Ish-futbollisti i Realit, si pasojë e lëndimit nuk ka luajtur që nga muaji maj, dhe në momentin që ishte afër rikthimit, iu nënshtrua një tjetër operacioni.

(Kosova Sot Online)