City ia premton dy lojtarë Guardiolës

  • A.P /
  • 13 September 2024 - 11:29
City ia premton dy lojtarë Guardiolës

Pep Guardiola së fundmi ka dhënë një shenjë të qartë se ka gjasa të largohet nga Manchester City.

Ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në klubin që mori në 2016.

“Realiteti është se unë jam më afër largimit sesa qëndrimit. Unë kam folur tashmë me njerëz nga klubi dhe do të jem atje edhe për një sezon. Pas kësaj do të flasim. Unë kam qenë këtu për një kohë të gjatë dhe do të shohim”, tha Pep Guardiola.

Drejtuesit e kampionëve të Anglisë synojnë të mbajnë Guardiolën.

Ata janë të gatshëm t’i ofrojnë vazhdimin e bashkëpunimit me një kontratë shumë më të fortë se ajo aktuale, e cila i sjell më shumë se 20 milionë euro në vit, por edhe dy përforcime spektakolare.

Verën e ardhshme qytetarët do të futen në merkato për të marrë dyshen e Gjermanisë, Musialën dhe Florian Wirtz.

Jamal Musiala është lojtari që Guardiola e adhuron.

Ai është një nga futbollistët që do të dëshironte të drejtonte në të ardhmen dhe ndoshta do të ketë mundësi ta bëjë këtë në sezonin e ardhshëm.

(Kosova Sot Online)