Aro Muriç me notën më të lartë

  • A.P /
  • 16 September 2024 - 12:25
Aro Muriç me notën më të lartë

Arijanet Muriç i harroi menjëherë problemet që iu shfaqën në Kombëtaren e Kosovës për ta bërë një paraqitje monstruoze në Premierligë.

Përfaqësuesi kosovar ishte hero i Ipswich Town në fundjavë duke bërë pritje të jashtëzakonshme në barazimin pa gola në udhëtim ndaj Brightonit.

Për këtë, portieri shqiptar nga Mali i Zi u vlerësua me notën 9.1 nga SofaScore, që ishte nota më e lartë në formacionin ideal të javës në kampionatin anglez.

Muriç e sheh veten në ekipin ideal bashkë me yjet si Haaland, De Ligt etj,.

(Kosova Sot Online)