Ronaldo thyen një tjetër rekord
Pas rekordeve të shumta në botën e futbollit, një nga lojtarët më të mirë në histori, Cristiano Ronaldo, theu edhe një në botën e rrjeteve sociale – i pari në histori që arrin gjithsej një miliard ndjekës.
Ylli i futbollit ka kaq shumë ndjekës në Instagram, Facebook, X (dikur Tëitter), YouTube dhe rrjetet sociale kineze Weibo dhe Kuaishou.
Eksperti i mediave sociale Paolo Pescatore i thotë BBC-së se është një “numër tronditës”.
“Një arritje e pabesueshme, e cila thekson më tej një ndryshim thelbësor në media”.
Ronaldo tregon “fuqinë për të arritur një audiencë të re, më të re, falë teknologjisë”.
Në fushë, portugezi njihet për rivalitetin e tij me yllin argjentinas Lionel Messi, por në internet nuk janë në të njëjtën kategori, pasi Messi ka “vetëm” 623 milionë ndjekës.
(Kosova Sot Online)