Tare: Hasin e Canën s’i kam konsideruar si kosovarë por si vëllezër

  • A.P /
  • 17 September 2024 - 12:31
Tare: Hasin e Canën s’i kam konsideruar si kosovarë por si vëllezër

Igli Tare ka dhënë mesazhe të fuqishme bashkimi mes shqiptarëve, duke u shprehur kategorikisht kundër dhe kritik ndaj ndarjeve dhe përçarjeve mes shqiptarëve.

Ai dha mendimin dhe mesazhin e tij për shqiptarët, mbi të gjitha pas episodeve të fundit, ku pati debat mes shqiptarëve të Kosovës me ata të Shqipërisë.

“Ne jemi një komb. Nuk i kam konsideruar kurrë Besnik Hasin ose Lorik Canën, që kanë ardhur të parët për ta dhënë kontributin e tyre në Kombëtaren shqiptare, si kosovarë, por si vëllezërit e mi. Kështu që, do të ishte diçka shumë e ulët të jemi dëshmitarë të këtyre episodeve. Do ta jepja një mesazh: nuk ekziston Kosova mënjanë, larg nga Shqipëria”, deklaroi fillimisht ish-futbollisti i Lazios.

“Ekziston shqiptaria dhe ne të gjithë jemi dhe e prezantojmë një komb. Kështu që, nëse është Dua Lipa apo Lorik Cana, apo është dikush tjetër si Ismail Kadare apo si Nënë Tereza, apo të gjithë ata njerëz që e kanë dhënë kontributin… janë munduar të na ndanin gjithë jetën, në historinë tonë, por ka ardhur momenti që të jemi të gjithë bashkë. Do të ishte një mesazh i bukur për të gjithë kombin tonë”, përfundoi ish-përfaqësuesi shqiptar.


(Kosova Sot Online)