Ancelotti konfirmon se dy yjet e skuadrës janë gati

  • A.P /
  • 17 September 2024 - 14:19
Ancelotti konfirmon se dy yjet e skuadrës janë gati

Jude Bellingham dhe Aurelien Tchouameni janë rikthyer nga lëndimi dhe tani më janë gati që të kontribojnë në skuadër. Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri, Carlo Ancelotti.

Futbollistët tha se janë gati mirëpo ka një problem me kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve.

“Jude Bellingham dhe Aurélien Tchouameni janë kthyer të dy nga lëndimi i tyre dhe janë të disponueshëm për Real Madridin. Problemi është vetëm kalendari. Kjo është ajo”, thotë Carlo Ancelotti.

Real Madridi këtë muaj ka një orar të ngjeshur me ndeshje ku do t’i ketë plot gjashtë ballafaqime në interval kohor prej 3-4 ditë.


(Kosova Sot Online)