Asani i jashtëzakonshëm, shënon 'hat-trick'

  • A.P /
  • 17 September 2024 - 15:05
Asani i jashtëzakonshëm, shënon 'hat-trick'

Jasir Asani është treguar i jashtëzakonshëm në AFC Champions League.

Përfaqësuesi shqiptar i ka realizuar tre gola dhe e ka bërë një asistim në fitoren e ekipit të tij, Gwangju FC me rezultat 7:3 ndaj Yokohama F.Marinos në Ligën e Kampionëve aziatike.

Futbollisti anësor e zhbllokoi lojën qysh në minutën e dytë.

Më pas, golin e dytë personal e shënoi në minutën e 55-të, kur ekipi i tij po udhëhiqte 2:1, për ta shënuar golin e tretë të skuadrës.

Kurse, në minutën e 68-të, futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut ishte prapë protagonist, duke ia dhuruar një asistim bashkëlojtarit Mikeltadze.

E në minutat shtesë, Asani e kompletoi “hat-trickun” dhe njëherësh golin e shtatë të ekipit korean.


(Kosova Sot Online)