Bellingham tregon raportin mes lojtarëve madrilen

  • A.P /
  • 18 September 2024 - 09:11
Bellingham tregon raportin mes lojtarëve madrilen

Real Madridi mbrëmë nis edicionin e ri të Ligës së Kampionëve me fitore ndaj Stuttgartit me rezultat 3-1 në Santiago Bernabeu.

Pas kësaj ndeshje foli Jude Belingham i cili u rikthye nga lëndimi dhe tanimë është i gatshëm t’i ndihmojë skuadrës.

Anglezi ndër të tjera foli edhe për fjalët negative që janë përhapur më rrjet për të dhe treshen e sulmit madrilene.

“Pashë në rrjetet sociale që dikush po përpiqet të krijojë diçka negative mes Mbappé, Rodrygo, Vinicius dhe meje. Është vetëm një e vërtetë, ne jemi miq shumë të mirë brenda dhe jashtë fushës”, ka thënë ai.

Kujtojmë se pas transferimit të Mbappes në Real Madrid ka pasur zëra të mëdha për prishjen e raporteve edhe mes Vinicius dhe Mbappe, mirëpo këto janë hedhur poshtë nga lojtarët madrilen.


(Kosova Sot Online)