Barella: E dëshmuam se Interi është nivel i Manchester Cityt

  • A.P /
  • 19 September 2024 - 08:09
Barella: E dëshmuam se Interi është nivel i Manchester Cityt

Pa fitues dhe pa gola u mbyll super derbi mes dy finalistëve të vitit 2023, Manchester Cityt dhe Interit.

Dueli i shumëpritur dhuroi shumë raste, por jo edhe gola sonte.

Pas ndeshjes, ishte mesfushori, Nicolo Barella i cili tha se Interi e dëshmoi që janë në nivelin e Manchester Cityt.

“Kjo skuadër fitoi Scudetton sezonin e kaluar dhe nuk bëri mjaftueshëm në Ligën e Kampionëve, kështu që këtë vit duam të bëjmë më shumë në Evropë,” tha Barella për Amazon Prime Video Italia.

“Ne po rritemi, kemi fituar përvojë gjatë rrugës dhe kjo na ndihmon. Ne arritëm në finale para dy vitesh, ambicia jonë është ta bëjmë përsëri, pastaj në futboll gjithçka mund të ndodhë. Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se mund të luajmë në të njëjtin nivel. Në fund, episodet pastaj vendosin rezultate”, tha italiani.

(Kosova Sot Online)