Inter dhe Milan mund të nisin të koncentrohen në derbin e së dielës
Duke e lënë prapa krahëve Ligën e Kampionëve, Interi dhe Milani mund të nisin të koncentrohen në derbin e së dielës mbrëma.
Një sfidë për të cilën “Giuseppe Meazza” është e gatshme “të vishet” në mënyrën më të mirë të mundshme.
Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, në fakt tashmë gjithçka është e gatshme.
Dhe, jo vetëm. Inter – Milan, e cila do të luhet në këtë vikend, do t’i sjell 7 milionë euro të hyra, një shifër që do të mundojë të kalohen 6,6 milionë euro të hyra të Inter – Juventus në tetor të vitit 2019, e cila aktualisht e mban primatin absolut në histori të Serie A.
Sa u përket përballjeve në derbin e qytetit, rekordi mbahet nga shtatori i 12 muajve më parë, i cili përfundonte me rezultat 5:1 për “Nerazzurri”, ndërsa ishin inkasuar 6,2 milionë euro.
Interi e ka dominuar totalisht Milanin në vitet e fundit dhe të dielën shihet favorit për të fituar prapë në “Derby della Madonnina”
(Kosova Sot Online)