Ja disa gjëra që nuk i keni ditur për Vedat Muriqin
A preferon Vedati për drake Elbasan tavën apo gjellën spanjolle paella? Cili është rituali sekret i Vedatit para se t’ja fillon loja? Cilën këngë inspiruese shqip e dëgjon Muriqi para lojërave? A i don Vedati më shumë rivierën e Shqipërisë apo bregdetin spanjoll? Cila është porosia kryesore e gruas së tij?
Këto dhe shumë pyetje tjera koxha zbavitëse i gjeni në intervistën e Vedatit me podkastin Suzanne.
Portali Suzanne këtë të premte sjell një intervistë interesante me një nga futbollerët më të njohur kosovarë Vedat Muriqi, lojtar i Real Mallorca, dhe golashënues i rëndësishëm i Kombëtares sonë i cili shënoi 2 gola në lojën e fundit me Qipron.
Po ju sjellim të përkthyera një pjesë të intervistës me Vedat Muriqin.
1. Pra Vedat, pyetja e parë është më e rëndësishme: paella spanjolle apo Elbasan tavë?
Oh, lehtë me u përgjegjë. Elbasan tava deri sa të vdes!!!
2. Je një lojtar i rëndësishem i ekipit, por nëse do të ishe në një grup muzikor, çfarë instrumenti do të luajshe dhe cili do të ishte emri i grupit tuaj?
Unë mendoj se kisha me qenë i mirë me bateri, dhe grupi do të emërohej si pseudonimi im: Los Piratas.
4. A keni një ritual para ndeshjes për të cilin nuk i keni treguar kurrë askujt?
Në fakt jo, por mund të përmend se pi shumë ujë. Nëse nuk pi tepë shumë ujë para lojës, ndjej se diçka do të shkojë keq gjatë lojës.
5.Riviera shqiptare apo plazh në Spanjë?
Plazhi në Spanjë (më falni për këtë, por duhet të jem i sinqertë)
(Kosova Sot Online)