Vdiq Shirin Hyseini, kryetarja e Federatës së Peshëngritjes së Kosovës
Ka vdekur Shirin Hyseini, kryetarja e Federatës së Peshëngritjes së Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës, që ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Hyseini.
Hyseini ishte njëra prej themelueseve të kësaj federate, por njëkohësisht dha kontribut të çmuar edhe në sporte tjera.
Ajo një kohë ishte edhe kryetare e Klubit të Basketbollit Universiteti Femrat në kohët e arta të klubit prishtinas, por edhe basketbollit të Kosovës.
Njoftimi i plotë nga KOK-u:
E nderuara familja Hyseini,
Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të Shirin Hyseini, kryetare e Federatës së Peshëngritjes së Kosovës
Hyseini ishte njëra prej themelueseve të kësaj federate, por njëkohësisht dha kontribut të çmuar edhe në sporte tjera.
Ajo një kohë ishte edhe kryetare e Klubit të Basketbollit Universiteti Femrat në kohët e arta të klubit prishtinas, por edhe basketbollit të Kosovës.
Vdekja e saj në moshën 84-vjeçare do të lë boshllëk në sportin tonë, e veçanërisht tek vajzat, për të cilat ishte inspirim se si me punë dhe përkushtim arrihen sukseset.
Në emër të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, dhe lëvizjes olimpike në vend, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, Federatës së Peshëngritjes së Kosovës, miqve dhe dashamirësve të sportit.
(Kosova Sot Online)