Liverpooli kërkon zëvendësuesin e Van Dijk
Liverpool po lëviz që tani për të gjetur një zëvendësues të mundshëm për Virgil Van Dijk, mbrojtësin holandez, kontrata e të cilit skadon qershorin e ardhshëm.Ndër pistat e marra në konsideratë do të ishte edhe ajo që çon te qendërmbrojtësi i Juventusit, Gleison Bremer, i cili së fundmi zgjati marrëveshjen e tij me bardhezinjtë deri në vitin 2029: klubi italian e vlerëson kartonin e lojtarit 70 milionë euro.
Emra të tjerë në listën e anglezëve janë ata të Gonçalo Inacio të Sporting Lisbonës dhe Loic Badé të Sevillas. Në sfond, edhe Marc Guéhi i Crystal Palace, me vlerë 90 milionë euro, por i skadon kontrata në vitin 2026.
(Kosova Sot Online)