Alvarez vendimtar në fitoren e Atletico Madrid

  • A.P /
  • 27 September 2024 - 07:31
Alvarez vendimtar në fitoren e Atletico Madrid

Atletico Madrid ka shënuar fitore minimale 1-0 në një udhëtim të vështirë tek Celta Vigo.

Vendimtar në këtë fitore ishte Julian Alvarez, futbollisti i transferuar nga Manchester City këtë verë.

Argjentinasi realizoi në minutën e 90-të për mysafirët.

Ky ishte goli i tij i dytë me fanellën e Atletico Madridit në tetë ndeshjet e para në të gjitha kompeticionet.

Pas shtatë ndeshjeve në La Liga, skuadra e drejtuar nga Diego Simeone ka 15 pikë, dy më pak se Reali dhe gjashtë më pak se Barcelona e cila kryeson në tabelën e La Ligas.

Atletico sfidën e radhës e luan në fundjavë kundrejt rivalit të qytetit Real Madrid.

Ky takim luhet të dielën me fillim nga ora 21:00.

(Kosova Sot Online)