Lewandowski thotë fjalë të mëdha për Yamal

  • A.P /
  • 27 September 2024 - 08:55
Lewandowski thotë fjalë të mëdha për Yamal

Lamine Yamal po vazhdon formën e shkëlqyer edhe këtë sezon me skuadrën e Barcelonës.

Futbollisti i ri ka qenë vendimtar me golat edhe asistime e tij këtë sezon.

Ndërkohë që nuk mungojnë lavdat as nga bashkëlojtarët e tij.

“Ai është anësori më i mirë në botë. Ai është 17 vjeç dhe ka një karrierë shumë të gjatë futbolli përpara tij”, deklaroi Lewandowski.

Ai më tej dha edhe një këshillë për të.

“I uroj që të jetë i fortë gjatë një karriere të gjerë dhe të mos i kushtojë rëndësi asaj që thonë njerëzit, por të mbajë këmbët në tokë”, tha Lewa.

Yamal ka shënuar 4 gola dhe dhuroi 5 asistime në tetë ndeshjet e para këtë sezon me Barcelonën.

(Kosova Sot Online)