Roma nuk merr më shumë se një pikë ndaj Bilbaos

  • A.P /
  • 27 September 2024 - 09:29
Roma nuk merr më shumë se një pikë ndaj Bilbaos

Roma dhe Athletic Bilbao kanë luajtur baras me rezultat 1-1 në sfidën e parë të Europa League.

Italinët e nisën ndeshjen më mirë ku dominuan pjesën e parë.

Artem Dovbyk i dha epërsinë romakëve në minutën e 32-të, pas një asistimi të Angelinos.

Pjesa e dytë ishte më e zbehtë për romakët, me Bilbao që sulmonte më shumë.

Mundi i spanjollëve u shpërblye në minutën e 85-të, kur Aitor Parades barazoi rezultatin.

Deri në fund të dy skuadrat patën nga një rast mirëpo nuk arritën ta shfrytëzojnë dot, kështu ndeshja përfundoi baras.

Në takimin e xhiros së dytë Roma do të takohet me Elfsborgun në Suedi, kurse Bilbao do të ketë punë me Alkmaarin.


(Kosova Sot Online)