Barça mund të regjistrojë dy yjet e ekipit në La Liga
Lëndimi i Ter Stegen nuk ishte lajm aspak i mirë për Barcelonën.
Mirëpo, ky lëndim i tij do t’i hap rrugë regjistrimi të dy futbollistëve në La Liga.
Bëhet fjalë për Olmon dhe Wojciech Szczesny i cili ende nuk është zyrtarizuar si lojtar i Barçës.
Një gjë e tillë pritet të ndodh javën e ardhshme.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, lëndimi i Ter Stegen do të thotë që Barcelona mund ta çregjistrojë atë nga skuadra e tyre e La Liga 2024/25 për momentin.
Kujtojmë, që Olmo është i regjistruar vetëm deri në fund të këtij viti dhe tani ai do të ketë mundësinë, që të jetë tërë sezonin 2024/25.
(Kosova Sot Online)