'Dardanët' dalin kundër Europianit Shqipëri-Serbi

  • A.P /
  • 27 September 2024 - 11:04
'Dardanët' dalin kundër Europianit Shqipëri-Serbi

Mbrëmë është konfirmuar lajmi se Shqipërisë dhe Serbisë iu dha drita jeshile për të organizuar Kampionatin Europian për grupin U-21.

Kjo ka nxitur reagime të mëdha në opinion sportiv në Kosovë dhe Shqipëri.

Së fundmi më një reagim edhe tifozëria “Dardanët”.

Ata reaguan ashpër përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Shqiptarët e Kosovës nuk kanë nevojë për poshtërim moral dhe emocional por për ndihmë dhe përkrahje. Ngjarja edhe do të organizohet por turpi do jetojë përjetë dhe nuk do të falet. Kosova nuk do ta falë. Jo në emrin tim!”, shkruhet ndër të tjera në reagimin e tyre.

(Kosova Sot Online)