Caktohet orari për javën e tretë në elitën e basketbollit kosovar

  • A.P /
  • 27 September 2024 - 14:06
Caktohet orari për javën e tretë në elitën e basketbollit kosovar

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon edhe këtë fundjavë me xhiron e tretë, ku priten takime interesante.

Java nis me derbin mes Vëllaznimit dhe Trepçës, ku luhet të shtunën me fillim nga ora 17:15.

Teksa dita e diel në program ka dy ndeshje.

Me fillim nga ora 17:00, takohen dy rivalët Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Kurse një tjetër sfidë e pritë pritet nga ora 19:00, ku do të luhet derbi lokal mes Proton Cable Prizrenit dhe Bashkimit.

Kurse java mbyllet ditën e martë me takimin mes Borës dhe Pejës.

Kjo sfidë do të luhet me fillim nga ora 19:00.

(Kosova Sot Online)