Ballkani ka arritur të shënoj fitore ndaj Ferizajt

  • A.P /
  • 28 September 2024 - 17:06
Ballkani ka arritur të shënoj fitore ndaj Ferizajt

Ballkani ka arritur të shënoj fitore të thellë me rezultat 4-0 në kuadër të xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll.

Adetunji e hapi serinë e golave në minutën e nëntë për Ballkanin.

Ndërsa Giovanni në minutën e 36-të, dyfishoi epërsinë për skuadrën nga Suhareka.

Ferizaj pati mundësi të ngushtoj epërsinë pak para fundit të pjesës së parë por Gligorov humbi penalltinë.

Pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Giovanni shënoi edhe golin e tretë.

Kurse për epilogun final 4-0, u përkujdes Sunday Adetunji, i cili realizoi gjithashtu golin e dytë personal në ndeshje.

Pas shtatë ndeshjesh Ballkani ka 13 pikë dhe ndodhet në pozitën e parë në tabelë, kurse Ferizaj është i nënti me katër sosh.

(Kosova Sot Online)