Messi e fiton trofeun e 46-të në karrierë

  • A.P /
  • 03 October 2024 - 10:10
Messi e fiton trofeun e 46-të në karrierë

Lionel Messi ka qenë protagonist përsëri tek Inter Miami.

Ylli argjentinas i realizoi dy gola në fitoren me rezultat 3:2 ndaj Columbus Crew.

Me këtë rast, 37 vjeçari e ndihmoi ekipin amerikan që ta fitojë për herë të parë trofeun “MLS Suporters’ Shield”.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë e hapi serinë e golave në fund të pjesës së parë, ndërsa e ngriti epërsinë pas pak minutash me një goditje brilante nga gjuajtja e lirë.

Crew e ngushtuan rezultatin me Diego Rossin në ndeshjen e zhvilluar në Ohio.


(Kosova Sot Online)