
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Qipro

Kosova dhe Qipro do të përballen me njëra-tjetrën më 15 tetor në stadiumin e kryeqytetit “Fadil Vokrri”.
Ndeshja zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve.
E Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se biletat për këtë ballafaqim kanë dalë në shitje.
Ndërkaq, Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen ndaj Qipros, të hënën e 9 shtatorit në Larnaca, duke triumfuar me rezultat 4:0. Kjo ishte fitorja e parë për Dardanët në edicionin e katërt të Ligës së Kombeve, ku ekipi dominoi plotësisht ndeshjen dhe tregoi një paraqitje mbresëlënëse.
(Kosova Sot Online)