Pogba ka fituar vetëm 2 mijë funte në muaj te Juventusi

  • A.P /
  • 05 October 2024 - 12:48
Pogba ka fituar vetëm 2 mijë funte në muaj te Juventusi

Paul Pogba ka fituar vetëm 2 mijë funte në muaj te Juventusi, që nga dënimi për daljen pozitiv në testin e dopingut.

Pas fitores prej 3-0 të Juventusit ndaj Udineses në Serie A në gusht të vitit 2023, Pogba e bëri një test anti-doping, në të cilin doli pozitiv për përdorimin e substancave të palejuara.

Mesfushori u dënua me katër vjet moslojë, por pas apelit të tij në CAS, dënimi iu ulë në 18 muaj.

Rikthimi nga dënimi do t’i sjellë atij edhe përfitimi financiare, pasi sipas “Gazzeta dello Sport”, ai po fitonte një pagë minimale te juventinët.

Pogba ishte pajtuar që të fitonte 9 milionë euro në vit në rikthimin e tij te Juventusi, por duket se kjo marrëveshje do të marrë fund.

Ende vetëm 31-vjeçar, Pogba shpreson të ketë edhe një aventurë të suksesshme në një klub elitar, para se të pensionohet nga futbolli.

Së pari, Pogba duhet të mirret vesh me Juventusin dhe trajnerin Thiago Motta rreth të ardhmes së tij në klub, me francezin që ende është i uritur për të luajtur futboll.

(Kosova Sot Online)