Ancelotti iu përgjigjet kritikëve

  • A.P /
  • 05 October 2024 - 17:00
Ancelotti iu përgjigjet kritikëve

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes në shtëpi kundër Villarrealit në xhiron e nëntë të La Ligës. Ndeshja në Santiago Bernabeu është nesër më 5 tetor në orën 22:00.

“Ata luajnë shumë mirë, janë gjithmonë të pozicionuar mirë në fushë. Nesër do të jetë një lojë e vështirë, por kjo është një mundësi tjetër për të treguar një fytyrë më të mirë. Ne duhet të marrim veten dhe të luajmë përsëri futboll të mirë”, filloi Ancelotti.

“Të gjithë mund të thonë çfarë të duan, kritikat janë të drejta duke pasur parasysh atë që bëmë ndaj Lille. Duhet të ngrihemi shpejt. Ndonjëherë humbet, asnjërit prej nesh nuk i pëlqen të humbasë por ndodh”, shtoi italiani.

“Ne patëm një ecuri shumë të gjatë dhe mund të kishim menduar se ishim të pathyeshëm, por ky nuk është realiteti. Ne kemi lojtarë që nuk kanë arritur nivelin e tyre më të mirë. Na mungon intensiteti”, tha Carlo Ancelotti.

(Kosova Sot Online)