Edon Zhegrova: Kemi folur me trajnerin, kemi rregulluar gjithçka
Edon Zhegrova ka thënë se është qartësuar gjithçka në lidhje me situatën që u krijua gjatë grumbullimit të kaluar te Kosova.
Ai potencoi se ka biseduar me trajnerin Franco Foda dhe janë sqaruar për çdo gjë që ka ndodhur.
”Kemi biseduar me trajnerin, e kemi rregulluar dhe gjithçka është në rregull”, u shpreh Zhegrova.
Ndryshe, Zhegrova do të jetë i gatshëm për Kosovën në dy ndeshjet e tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve.
(Kosova Sot Online)