
Garë e nxehtë për 'Këpucën e Artë'

Pas triumfit të Harry Kanet në sezonin e kaluar, në këtë edicion gara për çmimin “Këpuca e arë”, i cili i jepet golashënuesit më të mirë në Evropë, është mjaft e hapur.
Erling Haaland, fitues i këtij çmimi në sezonin 2022/23, dëshiron ta përsërisë këtë të arritur dhe e ka nisur sezonin 2024/25 në mënyrë të jashtëzakonshme.
Edhe pse nuk shënoi në fundjavën që e lamë pas, sulmuesi norvegjez i ka shënuar 10 gola në 7 ndeshje me Manchester Cityn në Premierligë në këtë fillim-sezoni.
Për t’ia rrezikuar primatin ish-futbollistit të Salzburgut dhe Borussia Dortmundit po përkujdeset Robert Lewandowski.
Sulmuesi polak e shënoi një treglësh në fundjavë ndaj Alavesit për të arritur në kuotën e 10 golave dhe kështu për t’iu bashkuar në krye të listës Haalandit.
Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit dhe Bayern Munichut e ka nisur sezonin e ri furishëm nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick, i cili duket se e ka ringjallur sulmuesin me përvojë.
Në vendin e tretë dhe ai që e mbyll podiumin është Victor Guokeres, i cili po shkëlqen me Sportingun, ndërsa prapa tij gjendet Omar Marmoush i Eintracht Frakfurtit, i cili shënoi dygolësh ndaj Bayern Munichut, kurse pozita e pestë është rezervuar për sulmuesin e Interit, Marcus Thuram.
Pra, gara për “Këpucën e Artë” do të jetë mjaft e ashpër dhe e zjarrtë në këtë edicion, natyrisht me favoritët Haaland e Lewandowski. /Gazeta Express/
Gara për “Këpucën e Artë”
Erling Haaland (Manchester City) 20 pikë
Robert Lewandowski (Barcelona) 20
Victor Gyokeres (Sporting) 16,5
Omar Marmoush (Eintracht Frankfurt) 16
Mateo Retegui (Atalanta) 14
Marcus Thuram (Inter) 14
Albert Gronbaek (Bodo/Glimt, Rennes) 14
Henrik Meister (Sarpsborg, Rennes) 14
Ayoze Perez (Villarreal) 12
Bradley Barcola (Paris Saint-Germain) 12
Sebastian Nanasi (Malmo, Strasburg) 12
Cole Palmer (Chelsea) 12
Bryan Mbeumo (Brentford) 12
Thierno Barry (Basell, Villarreal) 11,5
Orri Oskarsson (Copenhagen, Real Sociedad) 11,5
Ciro Immobile (Besiktas) 10,5
Jonathan Burkardt (Mainz) 10
Harry Kane (Bayern Munich) 10
Christian Pulisic (Milan) 10
Mason Greenëood (Marseille) 10
Ermedin Demirovic (Stuttgart) 10
Giovani Lo Celso (Real Betis) 10
Luis Diaz (Liverpool) 10
Dusan Vlahovic (Juventus) 10
Jonathan David (Lille) 10
Kylian Mbappé (Real Madrid) 10
Raphinha (Barcelona) 10.
(Kosova Sot Online)