Peja ndahet me trajnerin Hadar

  • A.P /
  • 07 October 2024 - 12:48
Peja ndahet me trajnerin Hadar

Rami Hadar nuk është më trajner i klubit të basketbollit Peja.

Verdhezinjtë kanë njoftuar se trajneri i deritashëm ka ofruar dorëheqje.

Hadar, njëkohësisht edhe selektor i Kosovës në basketboll e udhëhoqi Pejën drejt sukseseve, ndërsa ky ishte sezoni i tretë që e nisi me klubin nga Rrafshi i Dukagjinit.

Së fundmi, ai e paralajmëroi largimin pasi u ndie i dëmtuar nga gjyqtarët.

(Kosova Sot Online)