
Foda optimist për ndeshjet e tetorit

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka dalë sot në konferencë për shtyp, përmes së cilës i ka shpalosur synimet për ndeshjet e tetorit.
Kosova do të luajë më 12 tetor kundër Lituanisë në udhëtim, ndërsa tri ditë më parë, pra më 15 të këtij muaji, do ta presë Qipron në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Trajneri gjerman foli fillimisht për dy sfidat e këtij muaji, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Do të mundohemi t’i fitojmë të dyja ndeshjet. Fillimisht do t’i kemi para vetes disa seanca stërvitore, do ta shohim gjatë javës se si do të veprojmë dhe se si do të vendosemi në ndeshje me Lituaninë e me Qipron. Për momentin do të mendojmë vetëm për ndeshjen me Lituaninë, prej së cilës synojmë të dalim mirë”, u shpreh fillimisht Foda në konferencë për shtyp.
Tutje, ai u pyet edhe për mungesën e rëndësishme të Vedat Muriqit, i cili është i lënduar.
(Kosova Sot Online)