Pajaziti e Ajeti gati për Kombëtaren: Ta bëjmë maksimumin tonë

  • A.P /
  • 07 October 2024 - 14:03
Pajaziti e Ajeti gati për Kombëtaren: Ta bëjmë maksimumin tonë

Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Çekisë (Epet Arena, 11 tetor, ora 20:45) dhe Gjeorgjisë (“Mikheil Meskhi” 14 tetor, ora 18:00). Në konferencën e sotme për media dolën dy futbollistët kuqezi, Adrion Pajaziti dhe Arlind Ajeti.

Adrion Pajaziti, mesfushori kuqezi i cili është ftuar rishtaz me Kombëtaren A nga trajneri Silvinjo u shpreh i lumtur dhe shumë krenar që ka marrë ftesën për të qenë pjesë e ekipit në këtë grumbullim. Djaloshi shqiptar tha se ndihet gati për të dhënë kontributin e tij me Kombëtaren dhe ka besim te vetja dhe cilësitë e tij. Pajaziti nënvizoi gjithashtu se ka ëndërr që të kualifikohet me Shqipërinë në Kampionatin Botëror, ndërsa tregoi edhe idhujt e tij kuqezi.

A është gati Pajaziti për Kombëtaren? – Besoj që jam shumë gati pasi jam në formë të mirë. Kam pasur një parasezon shumë të mirë me Fulham. Kam luajtur ndeshje dhe kam shënuar gola. Tani kam kaluar në huazim në Kroaci, jam në formë të mirë  fizikisht dhe kam shumë besim tek vetja. Po të më jepet shansi, jam gati.

Pozicioni? – Jam mesfushor ofensiv. Kam luajtur edhe si 6-sh, 8-sh, por kudo që trajneri mendon që mund të bëj impakt, aty do të luaj.

Ku ishit dhe si reaguat kur morët ftesën nga Kombëtarja – Fola me mamin direkt kur mora vesh për ftesën dhe më pas me babin. Kanë qenë të gjithë të lumtur dhe krenar në atë moment.

(Kosova Sot Online)