Dy shqiptarë përfshihen në ekipin e javës në Turqi
Dy lojtarë shqiptarë janë përfshirë në formacionin ideal të javës në Turqi.
Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi dhe Arlind Ajeti e shohin veten në ekipin e javës së tetë në Superligën turke, të cilin e publikoi sot faqja e specializuar për vlerësimin e lojtarëve – Sofascore.
Muçi luajti për 87 minuta në fanellën e Besiktasit në barazimin 1:1 ndaj Gaziantepit, ndërsa ishte më i miri në fushë për skuadrën e tij, ku aktivizohet edhe Milot Rashica, i cili ishte përfshirë në ekipin e javës së shtatë të ligës elitare të futbollit turk.
Ndërkaq, qendërmbrojtësi nga Kosova ishte titullar tek Bodrumspori dhe i pakalueshëm në barazimin pa gola, 0:0 të skuadrës së tij ndaj Kasimpasas.
Ajeti u vlerësua me notën 7.6 nga Sofascore.
(Kosova Sot Online)