Lista e Kombëtares pëson sërish ndryshime

  • A.P /
  • 08 October 2024 - 15:10
Lista e Kombëtares  pëson sërish ndryshime

Lista e Kombëtares  pëson sërish ndryshime. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Sylvinho ka vendosur të afrojë në skuadër mesfushorin e Shpresave, Feta Fetai.

Lojtari do të bashkohet me ekipin në stërvitjen e pasdites dhe do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Ndryshime ka edhe në listën e ekipit Kombëtar U-21. Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në grumbullim mesfushorin e Tiranës, Hajrulla Tola si edhe portierin e Vorës, Arbër Jata.

Portierët Simon Simoni dhe Endri Dema kanë ngarkesë në muskuj dhe për pasojë i duhen dy ditë të plota rikuperimi.

Shqipëria U-21 do të luajë më 15 tetor kundër Armenisë në stadiumin “Air Albania” në ora 18:00.


(Kosova Sot Online)