![Neymar flet për formën momentale dhe për të ardhmen e tij](/uploads/kosova-sot/images/2022/November/26/200x200_neymar-brazil-v-uruguay-fifa-world-cup-quaifier-2021-2-600x360_11669471440.jpg)
Liverpool e shënjestron zëvendësuesin e Arnoldit
![Liverpool e shënjestron zëvendësuesin e Arnoldit](/uploads/kosova-sot/images/2024/March/02/auto_liverpool-600x360_11709391519.jpg)
Mbrojtësi i Fiorentinës, Michael Kayode, është një nga lojtarët që udhëheqja e Liverpool-it monitoron për një zëvendësues të mundshëm të Trent Alexander-Arnold, raportoi Football Italia.
E ardhmja e Alexander-Arnold në Anfield është gjithnjë e më e pasigurt, me Real Madrid dhe Barcelona të interesuara për të.
Kontrata e anglezit skadon në fund të sezonit dhe ka shumë gjasa që ai të bëhet lojtar i lirë nga korriku i vitit 2025.
Nëse Trent nuk rinovon kontratën me Liverpoolin deri në fund të vitit kalendarik, atëherë nga 1 janari, në vitin 2025 ai mund të arrijë një marrëveshje paraprake me klubin e tij të ri të mundshëm.
Ka disa mbrojtës të krahut që mund të jenë me interes për Liverpool-in nëse Alexander-Arnold largohet, duke përfshirë Jeremy Frimpong të Bayer Leverkusen dhe Vandersson të Monaco-s, por Kayode, gjithashtu ka qenë i lidhur me The Reds.
Kayode bëri përshtypje kur bëri përparimin e tij te Fiorentina si adoleshent sezonin e kaluar, duke e përfunduar sezonin me një gol dhe dy asistime nga 26 paraqitje në Serie A si mbrojtës i djathtë. Është raportuar edhe për interesim nga Arsenali dhe Interi në dy merkatot e fundit kalimtare, por ai mbeti në Firence.
(Kosova Sot Online)