Gjeorgji – Shqipëri, kompanitë e basteve e zbulojnë favoritin
Shqipëria do të zbresë sonte përsëri në fushën e blertë për ta zhvilluar ndeshjen e xhiros së katërt të Grupit 1 në Ligën B.
Kuqezinjtë do të përballen me Gjeorgjinë në stadiumin “Mikhel Meskhi” në kërkim të fitores së dytë.
Shqipëria humbi në shtëpi nga gjeorgjianët në lojën e parë në Tiranë në shtator, ndërsa sonte i pret një sfidë mjaft e vështirë në udhëtim.
E kompanitë e njohura botërore të basteve i kanë vendosur kuotat e kësaj ndeshjeje, e cila do të nisë në orën 18:00.
Ato e favorizojnë skuadrën vendëse për të fituar me kuotën 2.00, ndërsa fitorja eventuale e Kuqezinjve kuotohet 3.75.
Kurse, barazimi është kuotuar 3.40.
Shqipëria aktualisht është e treta në grup me 3 pikë nga 3 ndeshje, me një fitore e dy humbje.
(Kosova Sot Online)