![Duka: E mora aminin nga Rama për Evropianin 'Shqipëri – Serbi'](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/01/200x200_armand-duka-2-600x3601717241104.png)
Kurti e lartëson Kombëtaren e Kosovës: Nëntë gola plus nëntë pikë
![Kurti e lartëson Kombëtaren e Kosovës: Nëntë gola plus nëntë pikë](/uploads/kosova-sot/images/2024/October/16/auto_albin_kurti1729064210.jpg)
Kryeministri Albin Kurti ishte prezent mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë për ta mbështetur Kombëtaren e Kosovës, e cila e mposhti Qipron me rezultat të pastër, 3:0 në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Amir Rrahmani, Ermal Krasniqi e Emir Sahiti i shënuan golat e fitores për Dardanët, të cilët kështu e regjistruan fitoren e tretë radhazi për ta “gozhduar” pozitën e dytë në tabelë, me gjasat hapur për ta mbyllur grupin si liderë.
E kreu i Qeverisë së Republikës së Kosovës e ka bërë një postim në rrjetet sociale përmes së cilave e lartësoi Kombëtaren, ndërsa beson se djelmoshat e Franco Fodës do të dalin mirë edhe nga përballja e nëntorit ndaj Rumanisë, e cila do të jetë edhe vendimtare për fatin e tyre në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
“Nëntë gola, nëntë pikë në tre ndeshjet e fundit. Formë jashtëzakonisht e mirë e ekipit tonë, që sonte luajti me plot vetëbesim teksa na mbushi plot besim për ndeshjen e radhës kundër Rumanisë. Faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme e gëzuar fitoren!”, shkroi Kurti.
Kosova i regjistroi tri fitore radhazi, gjë e cila nuk kishte ndodhur asnjëherë që prej pranimit në UEFA e në FIFA.
(Kosova Sot Online)