Caktohen referët e xhiros së nëntë të Superligës

  • A.P /
  • 17 October 2024 - 15:45
Caktohen referët e xhiros së nëntë të Superligës

Federata e Futbollit të Kosovës i ka caktuar sot zyrtarët e ndeshjeve të xhiros së nëntë të Superligës së futbollit.

Ndeshja kryesore e kësaj fundjavë mes Malishevës dhe Prishtinës do të drejtohet nga referi kryesor Alban Shala, në bazë të shortit të hedhur sot për përcaktimin e zyrtarëve të ndeshjeve.

Ndërkaq, derbin lokal mes Ballkanit dhe Suharekës, i cili pritet të jetë “i zjarrtë”, do ta drejtojë gjyqtari Lirim Jashari.

Superliga do të rikthehet këtë fundjavë pas pauzës që e pati shkaku i angazhimeve të Kombëtares së Kosovës.

Një ndeshje do të luhet të premten, dy të shtunën e dy të dielën.

(Kosova Sot Online)