Muriqi, mund të përfshihet në formacionin startues për ndeshjen e radhës

  • A.P /
  • 19 October 2024 - 17:09
Muriqi, mund të përfshihet në formacionin startues për ndeshjen e radhës

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, mund të përfshihet në formacionin startues për ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos.

Të dielën, Mallorca dhe Rayo Vallecano do të përballen nga ora 14:00 në kuadër të javës së dhjetë të La Ligas.

Muriqi shkaku i dëmtimit të muskulit në stërvitje i mungoi Mallorcas në tri ndeshjet e fundit kampionale.

30-vjeçari Muriqi i mungoi edhe Kosovës në ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve.

“Muriqi dhe Valjent kanë stërvitur gjithë javën dhe mund të jenë në formacionin startues. Është koha për të zgjedhur tani. Nuk është e lehtë të bësh formacionin, ne do të përpiqemi ta bëjmë atë siç duhet”, ka deklaruar trajneri i Mallorcas, Jagoba Arrasate, në konferencë për shtyp të shtunën.

Muriqi në edicionin aktual ka realizuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim në gjashtë ndeshje në La Liga.

(Kosova Sot Online)