Babë e bir shkruajnë historinë në NBA
LeBron James dhe i biri i tij, Bronny, kanë shkruar historinë duke u bërë dyshja e parë babë e bir që luajnë bashkë në një ndeshje të NBA-së kur Los Angeles Lakers nisi sezonin e ri me fitoren kundër Minnesota Timberwolves.
Momenti i shumë pritur u realizua katër minuta para pjesës së parë të fitores 110 me 103 për Lakersat.
Tërë biletat ishin shitur në Crypto.com Arena për këtë moment kur dyshja u ngrit për të luajtur bashkë.
“Ka qenë familja ndaj gjithçka tjetër”, ka thënë LeBron përkrah djalit të tij Bronny.
“Kam humbur shumë kohë për këtë ligë me qëllim që të kem këtë moment kur unë jam ende duke luajtur dhe të mund të luaj përkrah djalit tim, është një prej dhuratave më të mira të Zotit dhe do ta shfrytëzoj këtë”, ka shtuar ai.
Bronny u transferua te Lakersat si përzgedhje e raundit të dytë të draftit nga Universiteti i Kalifornisë Jugore.
LeBron James është koshashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve në NBA dhe katër herë fitues i titullit.
Për të është sezoni i 22 dhe ende nuk ka treguar se kur do t’i jap fund karrierës.
(Kosova Sot Online)