Ish-futbollisti i njohur vdiq në moshën 35-vjeçare

  • A.P /
  • 25 October 2024 - 10:17
Ish-futbollisti i njohur vdiq në moshën 35-vjeçare

Ish-futbollisti i Marokut, Abdelaziz Barrada, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, lajm i konfirmuar nga klubet franceze Paris Saint-Germain dhe Marseille, ku ai kishte luajtur gjatë karrierës së tij.

“Pusho në paqe, Abdelaziz,” shkroi Marseille në platformën X, ndërsa PSG shprehu “trishtimin e madh” për humbjen e tij.

Barrada, i lindur në Francë, e nisi karrierën te PSG përpara se të transferohej në Getafe në Spanjë. Pas një periudhe të shkurtër te Al Jazira në Abu Dhabi, ai u kthye në Francë për të luajtur me Marseille në vitin 2014, por dy vite më vonë u rikthye në Gjirin Persik.

Ai ka përfaqësuar ekipin kombëtar të Marokut në 28 ndeshje midis viteve 2012 dhe 2015, duke shënuar katër gola.

Barrada ishte gjithashtu pjesë e skuadrës së Marokut në Olimpiadën e Londrës 2012, ku shënoi një gol në barazimin 2-2 kundër Hondurasit.

(Kosova Sot Online)