Vinicius reagon pasi nuk e fitoi 'Topin e Artë'

  • A.P /
  • 29 October 2024 - 09:41
Vinicius reagon pasi nuk e fitoi 'Topin e Artë'

Superylli i Real Madridit nuk e ka fituar “Topin e Artë” 2024, ndonëse deri më sot ishte favoriti kryesor.

Ai e humbi garën me mesfushorin spanjoll, Rodrin, i cili e fitoi këtë çmim për herë të parë në karrierë.

I menjëhershëm qe reagimi i Vinicius Junior në rrjetin social “X”.

”Nëse është nevoja do ta bëj edhe 10 herë të tjera. Ata nuk janë gati”, ka shkruar Vini në postim.

Rodri u bë lojtari i parë nga Premier League që e fiton këtë çmim, që nga koha e Cristiano Ronaldos më 2008.

(Kosova Sot Online)