Vinicius Junior beson se lufta ndaj racizmit i kushtoi

  • A.P /
  • 29 October 2024 - 13:17
Vinicius Junior beson se lufta ndaj racizmit i kushtoi

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior beson se lufta e tij ndaj racizmit, bëri që ai ta humbasë “Topin e Artë”.

Gjatë ditës së djeshme, Real Madridi dhe Vinicius Junior mbeten të habitur, pasi ky i fundit nuk e fitoi “Topin e Artë”, pavarësisht fitimit të La Ligas dhe Ligës së Kampionëve.

“Los Blancos” e bojkotuan ceremoninë e ndarjes së “Topit të Artë” në Paris, me Rodrin që u shpallë më i miri i planetit.

Vinicius Junior e theu heshtjen pasi e humbi “Topin e Artë”. Ai shkroi në rrjetin social “X”, duke thënë: “Do ta bëj edhe dhjetë herë nëse është nevoja. Ata nuk janë gati”.

Gjatë marsit, Vinicius Junior nisi të qajë kur u pyet rreth racizmit në një konferencë për shtyp, sa ishte me kombëtaren e Brazilit.

(Kosova Sot Online)