
Guardiola flet për shkarkimin e Ten Hagut

Pep Guardiola e ka komentuar shkarkimin e Erik Ten Hagut nga posti i trajnerit te Manchester Unitedit.
Trajneri i Manchester Cityt ka thënë se ka respekt të veçantë për trajnerin holandez.
“Unë kam një marrëdhënie të jashtëzakonshme me Ten Hag. Ai i përfaqësoi Manchester Unitedin në nivelin më të lartë në aspektin e sjelljes. Kjo lojë varet gjithmonë nga rezultatet dhe për këtë të gjithë jemi në rrezik shkarkimi”, ka thënë Guardiola
(Kosova Sot Online)