Sfida e fundit për mitrovicasit në shtëpi
Trepça sonte do të ketë ndeshjen e fundit në shtëpi në Grupin H të FIBA Europe Cup.
Kampionët e Kosovës do të përballen me Dijon-in nga Franca, takim shumë i vështirë për ‘Xehetarët’.
Mitrovicasit kanë pësuar në tri ndeshjet e para dhe gjasat për kualifikim janë minimale.
Në takimin e parë pësuan ndaj skuadrës franceze me rezultat 118:73.
Dijon ka dy fitore e një humbje, por është favorite për të depërtuar në fazën e ardhshme.
Sfida e sotme zhvillohet nga ora 19:00 në “Minatori”, dhe transmetohet në Art Motion.
Dy ndeshjet e fundit të Trepçës do të jenë si mysafire: ndaj MHP RIESEN Ludwigsburg më 5 nëntor dhe Caledonia Gladiators më 13 nëntor.
Ky është edicioni i dytë radhazi që marrin pjesë në grupet e FIBA Europe Cup.
(Kosova Sot Online)