
Arsenali pëson disfatë nga Newcastle

Për ndeshjen e tretë radhazi, Arsenali ka mbetur pa fitore në Premier Leagues.
Pas humbjes nga Bournemouthi dhe barazimit me Liverpoolin, skuadra e Mikel Artetas të shtunën u mposht nga Newcastle 1:0 në “St.James Park”.
Goli vendimtar i ndeshjes u shënua në minutën e 12-të nga Alexander Isak.
Me fitore, Newcastle ka 15 pikë në vendin e tetë.
Arsenali humb hapin me liderët, pasi ka 18 pikë në vendin e tretë, katër më pak se Liverpooli e pesë më pak se City – të dyja kanë një ndeshje më pak.
(Kosova Sot Online)