Rashica rikthehet nga lëndimi

  • A.P /
  • 05 November 2024 - 10:56
Rashica rikthehet nga lëndimi

Futbollisti kosovar, Milot Rashica është rikuperuar nga lëndimi dhe ka filluar stërvitjet me Besiktasin.

Rashica u lëndua në ndeshjen ndaj e kombëtares së Kosovës ndaj Qipros, ku u zëvendësua pas 16 minutave lojë.

Ai humbi katër duelet e fundit të Besiktasit, teksa tani është rikthyer plotësisht dhe ka filluar stërvitjet me klubin e tij.

Ky është lajm i mirë edhe për kombëtaren e Kosovës para duelit me Rumaninë e Lituaninë.

(Kosova Sot Online)