Pasi i ra shuplakë, flet trajneri kosovar: Askush s’e do bijën time më shumë se unë

  • A.P /
  • 11 November 2024 - 09:22
Pasi i ra shuplakë, flet trajneri kosovar: Askush s’e do bijën time më shumë se unë

Videoja ku trajneri kosovar, Valmir Fetiu godet me shuplakë tetëvjeçaren, Valina Fetiun, të bijën e tij, pas humbjes nga serbja Nina Saviq, në Kampionatin Evropian të Taekëondo-së, është shpërndarë gjithandej, duke bërë bujë të madhe,

Ai ka thënë se qëllimi i tij ishte vetëm ta qetësonte të bijën e tij, e cila thotë se ishte e zemëruar nga humbja prej serbes.

“Ajo është vajza ime dhe më shumë se unë, nuk e do askush. Në momentin që vajza ishte e ç’orientuar dhe e zemëruar se humbi nga garuesja serbe, u shtri në tokë duke mos mundur me pranuar humbjen. Unë thjeshtë doja ta qetësoja dhe t’ia bëja me dije se përkundër humbjes, është nën-kampione dhe do të ketë raste tjera”, ka thënë Fetiu.

(Kosova Sot Online)