
Reali e zbulon periudhën e mungesës së Rodrygos

Real Madridi është në emergjencë totale shkaku i lëndimeve të futbollistëve.
Mbi 20 lëndime kanë ndodhur vetëm nga fillimi i këtij sezoni, të cilat ia pamundësuan trajneri Carlo Ancelotti ta komponojë ekipin si duhet dhe kjo u vërejt edhe në mungesën e rezultateve të kënaqshme dhe të pritshme.
E njëri prej yjeve që iu lënduan “Los Blancos” ishte edhe Rodrygo
Sulmuesi i krahut brazilian e ka pësuar një tërheqje muskulore në këmbën e tij të majtë dhe për këtë do të detyrohet të qëndrojë jashtë fushës së blertë për 5-6 javë.
Gjithnjë sipas mediave spanjolle, futbollisti ofanziv pritet të rikthehet kah fundi i dhjetorit, maksimumi në fillim të janarit.
Rodrygo ka qenë lojtar i rëndësishëm i “Merengues” në vitet e fundit.
(Kosova Sot Online)