Zbulohet lista me kandidatë për ta pasuar Lewan tek Barça
Barcelona është në kërkim të një sulmuesi, i cili do ta mbulonte hapësirën që do ta lë Robert Lewandowski, nëse vendos të largohet në fund të këtij sezoni.
Sipas portalit “ElNacional.cat”, klubet nga Arabia Saudite mund t’i ofrojnë rrogë të çmendur sulmuesit polak, të cilën do të jetë e vështirë ta refuzojë, duke e pasur parasysh se është në perëndim të karrierës.
Presidenti Joan Laporta dhe drejtori sportiv, Deco tashmë e kanë një listë të emrave të lojtarëve që mund ta pasojnë ish-futbollistin e Borussia Dortmundit dhe Bayern Munichut në “Camp Nou”.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Sporting Lisbonës, Viktor Guokeres, sulmuesin e Newcastlet, Alexander Isak, sulmuesin e Manchester Cityt, Erling Braut Haaland, sulmuesin e Lillet, Jonathan David dhe sulmuesin e Eintracht Frankfurtit, Omar Marmoush.
Ndërkohë, së fundmi atyre u është shtuar edhe një emër i ri, Samu Omorodion i Portos.
Zhvillimi i këtij të fundit është monitoruar qe një kohë nga “Blaugrana”, të cilët janë të gatshëm për t’i shpenzuar 40 milionë euro për ta bërë të vetin atë.
Sulmuesi i ka realizuar 13 ndeshje dhe i ka bërë 12 gola me Porton, një gol në një ndeshje me Granadën, 36 ndeshje e 18 gola me Recre Granadan dhe 35 ndeshje e 8 gola me Alavesin.
Ai nuk ka debutuar ende me Spanjën, por ka marrë pjesë në 11 ndeshje me U-21, 5 me U-19 dhe 4 me ekipin olimpik, duke i realizuar respektivisht 6, 1 e 1 gola.
(Kosova Sot Online)