![Neymar flet për formën momentale dhe për të ardhmen e tij](/uploads/kosova-sot/images/2022/November/26/200x200_neymar-brazil-v-uruguay-fifa-world-cup-quaifier-2021-2-600x360_11669471440.jpg)
Bisha kroate e mposhti rivalin për 10 sekonda
![Bisha kroate e mposhti rivalin për 10 sekonda](/uploads/kosova-sot/images/2024/November/14/auto_bi-1-600x3601731567070.jpg)
Marko Martinjak, boksieri më i mirë kroat pa doreza, mbrojti titullin e tij në Wolverhampton me shpejtësi rrufeje, duke e mbyllur ndeshjen në vetëm dhjetë sekonda.
Kroati mposhti Brad Scott pasi e dërgoi në parket me kombinimin e parë të goditjeve në trup, më pas në kokë, me të cilin fitoi titullin pas vetëm 10 sekondash të duelit.
Scott nuk mundi të ngrihej, kështu që Martinjak filloi të festonte me ekipin e tij.
Kështu, luftëtari tridhjetë e tre vjeçar nga Zagrebi mbrojti me sukses titullin.
(Kosova Sot Online)