Ramos është njëri prej yjeve që mund ta gjejë një sistemim të ri

  • A.P /
  • 14 November 2024 - 11:00
Ramos është njëri prej yjeve që mund ta gjejë një sistemim të ri

Afati kalimtar i janarit po afron dhe shumë futbollistë janë në kërkim të ekipit të ri.

Janë të shumtë futbollistët e njohur që mbetën pa klub edhe pas 30 gushtit, kur u mbyll afati kalimtar i verës.

E tash, ata do të mundohen ta shfrytëzojnë dimrin për ta fituar një kontratë të re dhe rrjedhimisht për t’u bërë me klub të ri.

Sergio Ramos është njëri prej yjeve që mund ta gjejë një sistemim të ri në janar, njëjtë edhe Dele Alli.

Në listën e lojtarëve të lirë aktualisht është edhe portieri nga Kosova, Etrit Berisha.

Mbetet të shihet se sa prej këtyre lojtarëve do të gjejnë ambient të ri pas më pak se dy muajsh. /Gazeta Express/

Lista e lojtarëve të lirë

Portierë

Keylor Navas – Kosta Rikë – 37 vjeç

Loris Karius – Gjermani, 31 vjeç

Tomas Koubek – Republika Çeke, 32 vjeç

Etrit Berisha – Shqipëri, 35 vjeç

Mbrojtës

Sergio Ramos – Spanjë, 38 vjeç

Marcelo – Brazil, 36 vjeç

Adama Soumaoro – Francë, 32 vjeç

Ghislain Konan – Bregu i Fildishtë, 28 vjeç

Daniel Amartey – Ganë, 29 vjeç

Wallace – Brazil, 29 vjeç

Koffi Djidji – Bregu i Fildishtë, 31 vjeç

Serge Aurier – Bregu i Fildishtë, 31 vjeç

Kyriakos Papadopoulos – Greqi, 32 vjeç

Mário Fernandes – Rusi, 33 vjeç

Cedric – Portugali, 33 vjeç

Bouna Sarr – Senegal, 32 vjeç

Brandon Williams – Angli, 24 vjeç

Filip Benkovic – Kroaci, 27 vjeç

Layvin Kurzawa – Francë, 31 vjeç

Simon Kjaer – Danimarkë, 35 vjeç

Mesfushorë

Dele Alli – Angli, 28 vjeç

Leonardo Lopes – Portugali, 25 vjeç

Christoph Kramer – Gjermani, , 33 vjeç

Marco van Ginkel – Holandë, 31 vjeç

Hector Herrera – Meksikë, 34 vjeç

Antonio Candreva – Itali, 37 vjeç

Roque Mesa – Spanjë, 35 vjeç

Rafinha – Brazil, 31 vjeç

Eduard Michut – Francë, 21 vjeç

Samu Castillejo – Spanjë, 29 vjeç

Francis Coquelin – Francë, 33 vjeç

Sulmues

Eric-Maxim Choupo-Moting – Kamerun, 35 vjeç

Wissam ben Yedder – Francë, 34 vjeç

Anthony Modeste – Francë, 36 vjeç

Stefano Okaka – Itali, 35 vjeç

Kevin Gameiro – Francë, 37 vjeç

Mattia Destro – Itali, 33 vjeç

Ryan Kent – Angli, 27 vjeç

Santi Mina – Spanjë, 28 vjeç

Maxi Gomez – Uruguai, 28 vjeç

Mariano Diaz – Republika Dominikane, 31 vjeç


(Kosova Sot Online)