E papritur: Messi me Argjentinën mposhten nga Paraguay

  • A.P /
  • 15 November 2024 - 09:55
E papritur: Messi me Argjentinën mposhten nga Paraguay

Argjentina nuk po kalon formë edhe aq të mirë së fundmi.

Në katër ndeshjet e fundit, kampioni në fuqi i botës ka një fitore, një barazim e dy humbje.

Humbja e dytë dhe e treta e këtij cikli kualifikues për Kupën e Botës 2026 erdhi mbrëmë pas mesnate ndaj Paraguayt 2:1.

Messi me shokë e nisën mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 11-të përmes Lautaro Martinez.

Megjithatë, tetë minuta më vonë, Sanabria barazoi shifrat, shkruan Gazeta Express.

Në minutën e 47-të, Alderete përmbysi gjithçka dhe i dha fitoren Paraguayt.

Lionel Messi luajti tërë ndeshjen.

Kjo fitore ia shton edhe më shumë shpresat Paraguayt për një kualifikim tutje, pasi ndodhet në vendin e gjashtë me 16 pikë.

Ndërkohë, përkundër humbjes, Argjentina mban primatin në renditje me 22 pikë gjithsej.


(Kosova Sot Online)